Kristaq Kume: Duhen ndërhyrje esenciale e jo kozmetike, listat e deputetëve jo nga kryetarët

703
Reforma zgjedhore duhet të realizohet përmes vullnetit politik. Listat e deputetëve të mos hartohen nga kryetarët, por t’i lihen në dorë popullit të zgjedhë
Ish-kryatri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka reaguar ditën e djeshme lidhur me deklaratat e partive politike për reformën zgjedhore. I pyetur nga gazeta “Telegraf” Kume u shpreh se e e vetmja gjë që do të bëjë të mundur përfundimin e reformës zgjedhore, është vullneti politik. Ai nuk beson tek deklaratat e liderëve të partive. Ndërkohë që shprehet se në këtë pikë do të thotë se ka përfunduar edhe marrëveshja e 18 majit, si pjesë e së cilës është edhe reforma. Për Kumen, e vetmja gjë që duhet të bashkojë partitë dhe që të mund të realizohet një reformë gjithpërfshirëse është lista e kandidatëve për deputet. Kjo listë sipas tij nuk duhet hartuar nga kryetarëte partive, por nga populli.
Zoti Kume, PD ka vendosur tre kushte për të realizuar reformën zgjedhore. Si një nga njohësit e mirë të këtij kodi, si e konsideroni këtë hap?
E rëndësishme në të gjithë këtë, është angazhimi të paktën me deklaratat publike të bëra dje nga dy partitë kryesore për të filluar procesin e reformës zgjedhore. Në deklaratën e PD-së tërheq vëmendjen fakti që këtë reformë nuk e konsideron vetëm si detyrë dhe të drejtë të tyre të partive politike parlamentare ose jo parlamentare por si një e drejtë e cila kërkohet të realizohet nëpërmjet bashkëpunimet nga të gjithë qytetarët. Realizimi i një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse nuk është lajm i ri sepse edhe në reformat e kaluara partitë politike janë shprehur për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së qytetarëve, të grupeve të qytetarëve, të shoqërisë civile. Komisionet parlamentare për reformën zgjedhore kanë thirrur dhe kanë dëgjuar duke filluar që nga 2005 përfaqësues, të këtyre organizatave, por fundi i gjithë proceseve të kaluara ka qenë i atillë që ata që kanë pasur mundësinë për të realizuar ndryshimet në lëgjisdlacionet zgjedhore i kanë bërë këto ndryshime vetëm në funksion të interesit të tyre dhe jo pse iu janë kërkuar edhe nga të tjerë aktorë të përfshirë në proces. Mbetet të them, se shpresojmë që thirrja e bërë kësaj radhe të mos jetë vetëm formale por me efekte të cilat, si të tilla duhet të pasqyrohen në dispozitat e legjislacionit zgjedhor që do të hartohet. Ndryshe do të jetë energji e shpenzuar pa efekt, dhe për më keq akoma rezultati nuk do të jetë ai që do dëshironim të ishte të gjithë ne.

Cilat mendon se duhet të jenë çështjet dhe problematikat që duhet të trajtohen në kodin e ri?
Çështje dhe problematika të caktuara që duhen trajtuar në kuadër të kësaj reforme, unë mendoj që do ishte më efektive që diskutimi dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të mos kufizohen vetëm në rregullimet që mund t’i bëhen ligjit zgjedhor, për të pasqyruar në të rekomandimet e OSBE –ODIHR, në tre raportet e fundit, por reforma të jetë shumë më e thellë se sa kaq. Sistemi zgjedhor proporcional rajonal dhe ligji zgjedhor i hartuar në zbatim të tij, gjatë këtyre zgjedhjeve të fundit ka treguar se është e nevojshme që të ndërhyet në të , duke realizuar ndërhyrje esenciale dhe jo kozmetik. Ndërhyrje të cilat të mund të bëjnë: 1- Pasqyrimin më të mirë të mundshëm të vullneteve politike të shprehura në kutitë e votimit nga zgjedhesit, në strukturën politike të kuvendit të ardhshëm 2- Të krijohet mundësi reale në zgjedhje, që shqiptarët duhet të bëjnë për ata që kërkojnq t’i përfaqësojnë dhe jo si veprohet deri sot, ku zgjedhësi shqiptarë voton për një listë të mbyllur, hartuar nga partia apo lideërshipi i saj. 3- E drejta e votës të bëhet realisht e mundshme për të gjithë shqiptarët kudo ata janë, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Legjislacioni zgjedhor të mund të krijojë hapësira për përdorimin efektiv të teknologjisë së informacionit në zgjedhje. Administrimi i procesit zgjedhor të realizohet si një proces që nuk varet siç është sot, kryesisht nga vullneti i përfaqësuesve të partive politike, administrata zgjedhore të depolitizohet. 
A ka pengesa për zbatimin e kësaj reforme?
Në qoftë se krahas tyre ka probleme të tjera, e rëndësishme për mua është fakti se nëse partitë politike kanë vullnet për ta realizuar këtë reformë, koha që duhet për të pasur produktin në letër, pra për ta miratuar legjislacionin zgjedhor është me shumë se sa e mjaftueshme për t’u zbatuar ky legjislacion edhe në zgjedhjet e ardhshme të qeverisjes vendore. Natyrisht jo çdo gjë që mund të parashikohet në legjislacion mund të zbatohet si e tillë, por mund të përdoret dhe metodologjia e projekteve pilote. Këtu kam parasysh probleme që lidhen me zbatimin e teknogjisë së informacionit, ashtu sikurse dhe me procedurat dhe rregullat që duhet të ndiqen për t’i mundësuar zjedhësve që banojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në votim pa qenë e nevojshme të vijnë në shqipëri. Pra, zgjedhjet e ardhshme vendore, mund të përdoren si mundësi pilotime i këtyre ndryshimeve të mëdha në administrim e votës. E rëndësishme në të gjithë këtë për mendimin tim është vullneti politik i cili siç dihet në këtë rast bie ndesh me interesat politike të partive. Kërkohet që listat e kandidatëve të mos hartohen nga lidershipi ose nga kryetari i partisë. Zgjedhësi të ket mundësi të zgjedh dhe në rastin e listës midis kandidatit që ai do. Është koha kur deklaratat e bëra nga partitë politike dhe në veçanti çfarë u tha në marrëveshjen e 18 majit të fillohet nga puna për t’u realizuar. PS dhe PD u angazhuan që aksioni i madh politik dhe legjislativ i tyre menjëherë pas konstituivit të kuvendit do të ishte reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore. Fakti që sot në vend që të fillojmë nga puna për të formësuar për të konkretizuar këtë deklarim të tyre, kanë filluar me deklarata ndaj njëri – tjetrit të tilla si unë e bëj këtë por ti mos e vendos atë kusht, së paku krijon një shije jo të mirë. Nëse do vazhdohet me deklarata të tilla politike, ajo që mund të bëhet do jetë vetëm fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Me të tilla situata shqiptarërt janë tejngopur. 
Sigal