Krimi trondit Shqipërinë/ Presidenti i OSBE-së kujdeset për Ukrainën, ndërkohë që vrasjet, grabitjet dhe terrori kërcënojnë shqiptarët

500
Sigal

Kryeministri viziton Ukrainën, si President i OSBE-së, ndërkohë që krimi trondit Shqipërinë

Lajmi i ditës: Vrasje dhe terror në vendin tonë, që do t’ja kishin “zili” në Ukrainë

Kryeministri Rama, me cilësinë e Presidentit të OSBE-së, këto ditë viziton Ukrainën, ndoshta për të kontribuar për paqen, ndërkohë që në Shqipëri brenda një dite ndodhin krime, vrasje edhe në qendër të kryeqytetit, dhunime, vjedhje me armë, saqë qytetarët jetojnë nën terrorin e krimit. Ndërkohë, gazetari Sokrat Turtulli, me një dozë ironie i drejtohet kryebashkiakut të emëruar të Pogradecit, përse i dogji një denoncim? Të emëruarit e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, një e nga një, po bëhen shumë, që kanë pasur rekorde kriminale, por që nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Pyesim prokurorinë: Pas reagimit të kryebashkiakut të Pogradecit ndaj një denoncimi, a bien edhe për atë kambanat e dekriminalizimit?

Lajme flesh nga Albanistani…

1- Ekzekutohet me armë 28-vjeçari te zona e Astirit.

2- Vrasja makabre e shqiptarit ndodhi për 50 euro.

3- Godet disa herë me thikë 37-vjeçarin, në pranga një 19-vjeçar.

4- Grabitet pika e karburantit në Bilisht, 3 persona vjedhin xhiron ditore.

5- Grabitën dhe dhunuan një grup refugjatësh sirianë, 4 të arrestuar.

6-Dhunoi barbarisht vajzën, policia shoqëron nënën 41-vjeçare në Sarandë.

7- Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Ka video, kryebashkiaku socialist pi drogë në lokal.

8- Ironizon Alfred Peza: Çohu Baca Adem, se Ramushi e Hashimi po tradhtojnë Kosovën.

9- Pengmarrja/ Fqinja: Kanë bërë presion që lajmi të mos bëhet mediatik.

10- Shpërndanin drogë, arrestohet pronari dhe banakieri i një lokali në Tiranë.

11- “Bandat e liruara nga burgu më të rrezikshme se të 1997-s”, Arion Sulo: Shqipëria do të përjetojë një gjë të paparë…!

12- Sherr tek shinat e trenit në Tiranë, i riu masakron me thikë një person.

13- Shisnin kanabis me kavanoza qelqi, arrestohet pronari dhe banakieri i një lokali në Tiranë.

Kaq deri me orën 10.52. Krimi vazhdon…

Në fund kemi dhe një lajm të mirë që vjen nga Ukraina: Ai po vjen…