Krimi tenton të uzurpojë Gjykatën e Lartë

631
Sigal

Të  jetë e qartë edhe për vetë socialistët se njerëzit famëkeq që kanë bërë batërdinë dhe maskarallëk ndaj së Majtës të mos futen në sistemin tonë të drejtësisë

Sistemi gjyqësor në Shqipëri është një nga pikat më nevralgjike të organizimit dhe funksionimit  të shtetit tonë, i cili duhet të jetë peshorja, ku të vërtetohet drejtësia dhe e vërteta sado e hidhur të jetë ajo. Në përgjithësi, kur një sistem ikën dhe një sistem vjen duhet të jesh sa më i matur dhe i rezervuar në ato që do thuash për atë që vjen në pushtet. Por nga ana tjetër edhe për atë që ikën nga pushteti nuk ja vlen të merresh dhe të qëndrosh me kokën mbrapa, pasi nuk do të kesh mundësi të shikosh horizontin që ke përpara dhe që duhet të arrish për të zëvendësuar kohën e humbur. Në këto kushte dhe në këto momente na vjen ndër mend  e famshmja shprehje e  Frenklinit, i cili thotë se: “Diplomacia është të flasësh shumë gjëra kur s’ka gjë për të thënë dhe të heshtësh, kur ka shumë gjëra për të thënë”. Por Frenklin ishte shprehur  shumë kohë  më parë  pa e ditur se kjo thënie do kishte vend në Shqipërinë e viteve 2013, kur qeveritë zëvendësuan njëra- tjetrën dhe iu sulën me të gjitha mënyrat pushtetit gjyqësor për ta bërë atë për vete. Ndaj dhe menduam të mos heshtim, pasi një drejtësi e munguar është shumë herë më e rëndë se sa vetë krimi i shkaktuar. Këto ditë kanë filluar bisedimet mes Presidentit të Republikës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare për zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Kultura, edukata dhe qytetaria bënë që të gjendej shumë shpejt  gjuha e  përbashkët dhe kandidatura e Bashkim Dedes, pasi kaloi edhe Komisionin e Ligjeve është gati për votimin në Kuvend, duke respektuar Nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku thuhet se:

1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

2.   Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.

3.   Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj.

4.   Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh.

5.   Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.

Por këto ditë po përgatiten të dekretohen edhe 2 vendet bosh për në Gjykatën e Lartë. Emra të shumtë kanë filluar të lakohen apo vetëlakohen apo edhe më keq të paguajnë gazetarë dhe media për të reklamuar emrat e tyre. Nga ana tjetër, Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka pranuar të bëjë publike  emra duke respektuar të drejtën e tij ligjore.

Emrat më të përfolur këto ditë në  faqet e shtypit dhe medias janë : Disa nga emrat kandidatë për në Gjykatën e Lartë

Igli Toska, Marjana Semini, Artan Hoxha, Sokol Sadushi, Sinan Tafaj, Gent Shala, Çlirim Gjata, Adnor Shameti dhe Saimir Visha.

 Po çfarë thotë Kushtetuta për rolin e Presidentit dhe  kush zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës:

 PJESA E NËNTË E KUSHTETUTËS

GJYKATAT

Neni 135

 1.   Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.

2.   Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme.

 Neni 136

 1.   Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

2.   Njëri nga anëtarët emërohet  Kryetar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.

3.   Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi.

4.   Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

5.   Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik.  Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.

Pra, Presidenti i Republikës është personi, i cili duhet të emërojë dhe Kuvendi të japë pëlqimin e tij.  Por nga emrat e përfolur dhe që po bëjnë lobing është edhe ai i ish-ministrit të Brendshëm Igli Toska që akuzoi në 2005-n Presidentin e sotëm se, “më vodhi votat në Kombinat”. Por kush është Igli Toska dhe përse ky lobing për njerëz, të cilëve u ka dalë boja si hajdutë dhe batakçinj të sistemit gjyqësor. Si mundet që një pjesë e këtyre personave të larguar me “ceremoni” nga sistemi gjyqësor, tentojnë të rikthehen në tempullin e drejtësisë shqiptare. Nëse Presidenti Nishani dhe maxhoranca e Majtë do tentojë të riciklojë Igli Toskën do të jetë turpi më i madh dhe shembulli më i keq kombëtar, europian dhe atlantik për të treguar se ky shtet është i kapur. Duhet të jetë e qartë edhe për vetë socialistët se njerëzit famëkeq që kanë bërë batërdinë dhe maskarallëk ndaj së Majtës të largohen dhe të mos futen në sistemin tonë të drejtësisë. Në sistemin e drejtësisë nuk duhet të ketë vend për trafikantët e pasaportave, apo atyre që figurojnë në kasetat e lokaleve të kryeqyteteve lindore.  Nepotizmi i kritikuar nga Kryeministri socialist Edi Rama dikur në opozitë, nuk mund të rikthehet dhe nuk duhet t’i shitet si gjetje Kreut të së Majtës. Igli Toska është dhëndëri i Bashkim Zenelit dhe nuk shkon që të njëjtët njerëz të vazhdojnë të sponsorizojnë për të kapur drejtësinë e vendit tonë, të keqlakuar për mungesë drejtësie dhe transparence.  Ndaj Presidenti Nishani nuk duhet të përulet nga presionet që mund t’i bëjnë qarqet e caktuara rreth dhe larg tij. Kryeministri Rama ka rastin dhe shansin që të promovojë figura e personalitete të papërlyera ashtu sikurse ka bërë me shumicën e emërimeve nga dita që mori kreun e qeverisë. Më mirë njerëz të panjollosur  dhe të palakuar se sa batakçinj të tipit Igli Toska në kupolën e drejtësisë shqiptare.

Disa nga emrat kandidatë për në Gjykatën e Lartë

Igli Toska, Marjana Semini, Artan Hoxha, Sokol Sadushi,Sinan Tafaj, Gent Shala, Çlirim Gjata, Adnor Shameti

Flet për “Telegraf”, Dëshira Subashi, ish-Kryetare e KQZ-së

Presidenti ka dekretuar emrin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si procedurë votohet në Kuvend. Komisioni i Ligjeve e votoi me konsensus.

Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit “Për Gjykatën e Lartë, janë dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, vende që iu shtuan me ndryshimin e ligjit. Presidenti shpalli, njoftoi të interesuarit për të paraqitur kërkesat, sigurisht që kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e ligjit për këtë post. Kërkesat e ligjit janë thelbësorja, por mbetet në vlerësimin e Presidentit se cili nga aplikantët do të dekretohet për të marrë pëlqimin e parlamentit. Ligji e ka fare të thjeshtë kërkesën: Të ketë 10 vite pune si gjyqtar ose të ketë 15 vite pune si jurist i shquar. me një figurë të lartë profesionale, morale, që të mund të kthehet besimi i publikut tek drejtësia.