Krijohet Grupi i ri Parlamentar me në krye Adriatik Alimadhin

523
Sigal

Është krijuar një grup i ri parlamentar në Kuvend, me pjesëtarë të partive të djathta që pranuan mandatin e deputetit.

Grupi parlamentar i Partive të djathta përbëhet nga:

1. Adriatik Alimadhi
2. Kostaq Papa
3. Ervis Mece
4. Koci Tahiri
5. Zef Shtjefni
6. Selami Jenisheri
7. Ramazan Gjuzi

Kryetar i këtij grupi të ri parlamentar është zgjedhur kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, ndërkohë që më herët nga opozita e re janë krijuar dhe dy grupe të reja, një i kryesuar nga Rudina Hajdari dhe një tjetër nga Nimet Musai.