Krijohet Fondi i Ballkani Perëndimor, Tirana do të koordinojë bashkëpunimin

453
Pas nëshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor mes tyre edhe Kosovë, Shqipëri, selia e koordinimit të punëve do të ngrihet në kryeqytetin shqiptar. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm numri një i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria po koordinon për herë të parë një marrëveshje për vendet e Ballkanit, çka ka rëndësi strategjike dhe ekonomike për vendin.
Tirana do të jetë kryqyeteti që do të udhëheqë koordinimin për bashkëpunimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo në sajë të marrëveshjes për themelimin e fondot të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij, të cilën kryediplomati Ditmir Bushati e prezantoi në Kmisionin e Jashtëm, si një mundësi zhvillimi për vendin.
Bushati: Ky është një zhvillim i rëndësishëm përsa kohë përgjegjësisht të gjitha selitë e organizatave rajonale gjatë këtyre 25 viteve kanë qenë në Beograd ose Sarajevë dhe kjo është një nismë që do ta ketë selinë në Tiranë.
Por opozita ka shprehur rezerva për fondin fillestar 180 mijë euro si të pamjaftueshëm.
Bumçi: Disa qindra mijëra euro për 6 vende , besoj se nisma ka vdekur pa nisur.
Dade: Lidhur me sasinë e fondit që do të krijohet, kjo padyshim që kjo është një sasi fillestare për të mundësuar edhe punën fillestare të sekretariatit që do të vendoset në Tiranë dhe pastaj ministri do të na shpjegojë se ku do të gjejë edhe burime të tjera.
Marrëveshja për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij, do të jetë në thelb një platformë bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.
Sigal