Kreyparlamentari Ilir Meta, drejtoi shortin e përzgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

490
Kuvendi: hap i rëndësishëm në ngritjes së ekipeve të reja drejtuese të drejtësisë shqiptare
Dje, Kuvendi i Shqipërisë organizoi hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organizuar dhe realizuar nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Në këtë aktivitet ishin të ftuar përfaqësues të OSBE-së, OPDAT-it, EURALIUS, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të grupeve parlamentare, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani si dhe përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë si dhe Prokuroria e Përgjithshme. 
Ilir Meta: Hap i rëndësishëm për standardizimin e drejtësisë
Në fjalën e hapjes së këtij procesi, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, tha: “Miratimi me konsensus i 7 ligjeve parësore të reformës në sistemin e drejtësisë, duke i hapur rrugë zbatimit të plotë të dispozitave të reja të Kushtetutës, miratuar me konsensus dhe në bashkëpunim me partnerët tanë të BE-së dhe SHBA-së, ishte një nga arritjet më të rëndësishme të sesionit të kaluar parlamentar. Një nga risitë e ndryshimeve kushtetuese të 22 Korrikut 2016, ishte dhe krijimi i një organi të ri, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është një organ i pavarur, përgjegjës për të verifikuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe të kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektorë të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese”, – u shpreh z. Meta, duke shtuar se me qëllim përshpejtimin e zbatimit të reformës në drejtësi fillon me përzgjedhjen e organit të parë të qeverisjes së drejtësisë dhe konkretisht me hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Procedurat, transparente qysh në sqarimet paraprake për nisjen e shortit
Në vijim të procesit, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Albana Shtylla shpjegoi se në zbatim të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 221 dhe 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” Kryetari i Kuvendit mori vendimin nr. 3, datë 24 janar 2017 “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. më tej, kryeparlamentari Ilir Meta, theksoi: “Në zbatim të pikës 3 të vendimit të mësipërm, me Urdhër nr. 14, datë 24 janar 2017 të Sekretares së Përgjithshme është ngritur Sekretariati Teknik, i cili do të organizojë procedurat e shortit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. në vijim të parashikimeve ligjore, Kryetari i Kuvendit ka njoftuar zyrtarisht për datën dhe orën e organizimit të shortit: Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese; Kryetarin e Gjykatës së Lartë; Prokurorin e Përgjithshëm; Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si edhe Avokatin e Popullit, i cili sipas kushtetutës dhe ligjit merr pjesë si vëzhgues”, – tha znj. Shtylla, duke theksuar se në kuadër të transparencës, njoftimi, gjithashtu, është publikuar në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë ditën e martë, datë 24 janar 2017, ora 16:00. Listat e kandidatëve që plotësojnë kushtet e parashikuara nga ligji i janë përcjellë zyrtarisht Kuvendit nga institucionet përkatëse dhe janë bërë publike edhe në faqen zyrtare të Kuvendit në internet. Secili prej institucioneve në bazë të neneve 221 dhe 284 të ligjit 115/2016 ka përgjegjësinë për të verifikuar plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët të cilët duhen t’i nënshtrohen shortit për të qenë anëtar të KED-së.
Sigal