Kreu i Shtetit, takime në Firence me kryebashkiakunNardelladhearqipeshkvin, Betori. Vlerësohet Kardinali Troshani

623
Presidenti Meta takohet me kryebashkiakun dhe Arqipeshkvin të Firences 
Kryebashkiaku i Firences pret Presidentin Meta
Presidenti Meta u prit në qytetin e Firences nga kryebashkiaku Nardella. Në këtë vizitë, Presidenti Meta shoqërohet edhe nga Kardinali ynë Ernest Troshani. Presidenti Meta pohoi se “Pallati i vjetër me historinë e madhe dhe bukurinë e rrallë na bashkon për të sotmen dhe të ardhmen e popujve tanë. Firence është kryeqyteti i kulturës evropiane, së cilës i përkasim ne shqiptarët. Ky bashkëpunim konkret do të vazhdojë dhe së shpejti Kryetari i bashkisë së Firences Dario Nardella do të rikthehet në Shqipëri”.
Presidenti Meta pritet edhe nga Kardinali i Firences


Gjatë vizitës në Firence, Presidenti i Shqipërisë u takua edhe nga Arqipeshkvi i Firences Kardinal Xhuzepe Betori. Presidenti Meta ishte i ftuari i Arqipeshkvit të Firences, Kardinal Xhuzepe Betori në ceremoninë e meshës të së dielës para Pashkëve. Presidenti Meta falënderoi Kardinal Betorin për vlerësimin e veçantë të tij ndaj Kardinalit tonë Ernest Troshani dhe vëmendjen ndaj shqiptarëve.
Sigal