Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve antikomuniste, Çika: Po riinstalohet diktaktor

446
Nebil Çika, kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë antikomunistë, tha në protestën e opozitës se antikomunistët shqiptarë janë sot në shesh bashkë me mijëra shqiptarë të ndershëm.
“Sot protestojmë kundër një qeverie që po instalon diktaturën në Shqipëri.
Ky vend është në diktaturë për shkak se po instalohen ish-sigurimsat e shtetit dhe ish-blloku komunist. Po kapin edhe drejtësinë me ish-sigurimsa, dhe gjykatës dhe prokurorë të kohës së diktaturës”, tha Çika.
Sipas tij, ne jemi shumë në këtë shesh sepse kemi arsye shumë të mëdha për të protestuar kundër kësaj qeverie diktatoriale.
Sigal