Kreu i PS, Edi Rama takon tregtarët e Njësisë 7

525
Sigal

Gjendja e rrënuar e biznesit të vogël, rënia e fuqisë blerëse, rritja e taksave por edhe çfarë Partia Socialiste do të bëjë pas fitores në 2013 ka qenë në qendër të bashkëbisedimit të Edi Ramës me biznese të vogla të njësisë 7. Kryetari socialist duke biseduar me drejtuesit e këtyre bizneseve është shprehur se ai i konsideron këto aktiviteteve si vetëpunësim dhe se me të ardhur në krye të punëve të vendit gjëja e parë që do të bëjë do të jetë zerimi i taksës së biznesit të vogël. Rama në bisedë me këta sipërmarrës të vegjël të njësisë 7 është shprehur se për shtetin heqja e taksës së biznesit të vogël ka një kosto në buxhet minus 30 milionë dollarë, por janë dhjetëra mijëra familje që duhet ndihmuar për ta rigjeneruar këtë biznes në të gjithë vendin. “Gjithë të ardhurat e shtetit nga biznesi vogël në total janë 30 milionë dollar, që është 0.5% e të ardhurave nga taksat. Ne do ta heqim taksën e biznesi të vogël do ta bëjmë zero dhe këto 30 milionë do t’i kompensojmë në rrugë tjetër, nuk do t’ja marrim biznesit të vogël, sepse vërtet janë 0.5% e buxhetit, por janë dhjetëra mijëra familje të vetëpunësuara me biznesin e vogël,” përfundoi kryesocialisti.