Kreu i Policisë nuk paraqitet në Komision, reagon ashpër deputeti i PD: Kërkojmë Hasanin, vjen Hyseni

647
Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku pritej të zhvillohet një seancë dëgjimore lidhur me masat e marra për zbatimin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike”, si dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për këtë ligj. Ndonëse ishte kërkuar që në seancë të raportonte drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj, para deputetëve të Komisionit është paraqitur drejtori i Komanduar në Policinë e Elbasanit, Altin Qato.
Por kjo gjë ka ngjallur reagimin e deputetëve të opozitës.
Pasi ka dëgjuar raportimin e Qatos për sigurinë dhe masat e marra nga drejtorit vendore, si dhe cilësisë së dobët të kamerave të sigurisë në subjekte të ndryshme, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD-së Myslym Murrizi.
“Na thatë që do vinte të raportonte drejtori Rebani Jaupi, sot ka ardhur dikush tjetër, nuk kam asgjë, por ky që është vetë i komanduar. Rebaniu e ka marrë gradën me urdhër të Tahirit? Të jeni më serioze ju, të vijë shefi i komisariatit 3 dhe ne e gjykojmë duhet të vijmë këtu, këta çojnë në komision kë të kenë të ngeshëm. Luftën e kriminalitetit po e ktheni në big brother. A do e zgjidhë shtimi i 3500 kamerave gjetjen e tre shefave të shpallur në kërkim për trafik droge, që nuk dimë as adresat”, tha Murrizi.
“Përgjegjësia e zbatimit të ligjit i takon institucionit, jo personit. Pak rëndësi ka se kush është personi që vjen të raportojë për institucionin”, vijoi ai.
Fill pas kësaj ka reaguar kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj:
“Përgjegjësia e zbatimit të ligjit i takon institucionit, jo personit. Pak rëndësi ka se kush është personi që vjen të raportojë për institucionin”.
Reagon sërish Murrizi:
“Institucioni ka gjithë atë staf. Nuk mund të vijë këtu çdo polic të raportojë. Na u tha që do paraqiten kreu i Policisë së Shtetit, Rabani Jaupaj, dhe pastaj vjen dikush tjetër. Ose na thoni që do vijë roja i institucionit. Kjo nuk është serioze. Kërkojmë Hasanin, vjen Hyseni”.
Sigal