Kreu i PD: Ti hiqet viza amerikane Edi Ramës

548
Gjatë fjalës së tij në ‘çadrën e lirisë’, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë thirrje që Ambasada e SHBA-së ti heqë Edi Ramës, vizën amerikane.

Kjo sipas tij për shkak se ka shkelur ligjet elektorale të vendit, duke dhënë një donacion në fushatë elektorale, në kohën kur në SHBA nuk lejohet që kandidatët të marrin donacione nga jashtë vendit.

Basha tha se Rama është “njeriu që është kapur me presh në duar duke paguar 80 mijë USD në thyerje të ligjit amerikan për një foto me Presidentin Obama në vitin 2012. I shkreti Bilal! E hëngri prej këtij! – vërejti ai. – Po ligji amerikan parashikon edhe që përfituesit e një vepre penale kanë përgjegjësi penale. Nuk është vendi im që t’i tregojë drejtësisë amerikane se çfarë duhet të bëjë, se me siguri dita do të vijë që do ta bëjë, por është koha dhe vendi t’i përsëris ambasadorit amerikan në Tiranë, kërkesën popullore që ti heqë vizën amerikane, Edi Ramës, i cili është faktuar si shkelës i ligjit amerikan përmes donacionit ilegal në fushatë.”
Sigal