Kreu i PD-së, Lulzim Bashës: Rama do e çojmë në qelinë e burgut, shqiptarë mos ikni nga Shqipëria

469
Sigal

Beteja jonë vazhdon, Rama ti harrojë zgjedhjet më 30 qershor.

Çdo tentativë për të trembur shqiptarët, do dështojë me turp.

Ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Ramës dhe krimit.

Këto mesazhe të qartë dhe të prera që ju i dini shumë mirë, dua ti bëjë shumë të qartë.

Nuk do ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramës, proces poltik pa dënuar hajdutët e votës.

Ky është standardi i Evropës.

Vëllezër dhe motra, unë e di se mes jush që ka shumë që janë dëshpëruar, që po bëjnë gati valixhen të ikin.

Mbyllini valixhet, hapini zemrat për ndryshimin që po vjen, ndizini dritat sepse dikush tjetër po i bën gati valixhet tani që po flasim.

Ky është Edi Rama. Mos kini merak nuk kanë ku të shkojnë, vetëm në qelitë e burgut ku di ti çojë drejtësia e pavarur.