Kreu i PD-së Lulzim Basha: Sandër Lleshi, zagar i Ramës. E kanë vendin në qeli bashkë me…

435
Sigal

Sandër Lleshi është zagar i Edi Ramës.

Kështu u shpreh kreu demokrat, Lulzim Basha, nga protesta që po zhvillohet para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku disa qindra mbështetës të opozitës, po kërkojnë lirimin e qytetarëve të ndaluar gjatë dhe pas protestës së djeshme.

Basha theksoi se në ato qeli nuk duhet të jenë qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre, por ata që vjedhin dhe grabisin qytetarët, ata që janë kapur në përgjime me kriminelët për të vjedhur votat, ata që po grabisin pronat e shqiptarëve dhe po ua japing oligarkëve.

Basha theksoi se beteja jo nuk është për karrige, por jemi përballë një junte me frymëzim oriental dhe sovjetik, ndërsa shtoi se kjo betejë do të fitohet nga vlerat perëndimore, nga populli i bashkuar.

“Orët vendimtare të demokracisë shqiptare po trokasin, nuk ka vend më për hamendësim. O bashkë për demokracinë, ose në krahun e popullit të bashkuar, ose përballë tij me një grusht horrash, që kurrë nuk do ta marrin peng të ardhmen tonë”, tha Basha.

Kreu demokrat u shpreh se në këtë orë kritike për demokracinë, në këto orë që do të vendoset fati i çdo shqiptari, le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, të djathtë dhe të majtë, ejani të çlirojmë Shqipërinë nga banda kriminale dhe ta bëjmë si gjithë Europa”, tha Basha.