Kreu i PD-së Lulzim Basha: Pengesa për zgjidhjen e krizës është vetë kryeministri Edi Rama

454
Sigal

Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe një herë vendosjen për ti shkuar deri në fund misionit të nisur për një Shqipëri si gjithë Europa.

Sipas Bashës, pengesa për zgjidhjen e krizës është vetë kryeministri Edi Rama.

“Parimet që udhëheqin Europën do të jenë baza e daljes nga kriza. Sot mungon vetëm vullneti politik nga një njeri që nuk dëgjon zërin e qytetarëve dhe refuzon angazhimin e faktorit ndërkombëtar. Kjo krizë nuk mbyllet me propogandë bajate. Kjo krizë vetëm sa do të thellohet nga një papërgjegjshmëri nga një njeri i lidhur pas karrikes së pushtetit. Kjo është një mazhorancë fallso e dalë nga bashkëpunimi me krimin. Ka vetëm një zgjidhje, votë të lirë e të ndershme. Ndaj të frymëzuar, siç jemi, nga përgjigja e jashtëzakonshme e qytetarëve, u bëj thirrje të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë në misionin për liri e demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa”, u shpreh Basha.