Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Krimet korruptive të Edi Ramës po marrin përmasa të papara, gjithë taksat tuaja në 4 vite po i jep me një dorë për 17 km rrugë

474
Sigal

Gjatë takimit me qytetarët në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se, afera korruptive e aksit rrugor Milot-Balldren tregon babëzinë dhe makutërinë e kësaj qeverie.

Kreu i Opozitës akuzoi oligarkët dhe disa pronarë mediash, të cilët sipas tij, po mbajnë gjallë Rilindjen.

“Gjithë taksat tuaja në 4 vite po i jep me një dorë për 17 km rrugë. Në ditët e fundit, në kohën kur Rilindja është në vdekje klinike, krimet korruptive të Edi Ramës po marrin përmasa të papara. Imagjinoni që gjithçka paguhet në Tiranë, të mbledhura bashkë, jo në një vit por në 4 vite, të gjitha të dhëna me një dorë, me një garë false, si Unaza e Re, 290 milionë euro. Ja ku na çon babëzia, kriminaliteti i një bande që vetëm qeveri nuk është. Pse? Se nuk erdhi si produkt i votës së lirë. E ka lidhur fatin me 6-7 oligarkë, me pronarë mediash, me një grup kriminelësh. Këta e mbajnë në këmbë organizatën kriminale të Rilindjes”, u shpreh Basha.