Kreu i PD-së, Lulzim Basha: 85% e shqiptarëve treguan se e duan ndryshimin

438
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu. ”Marrëzia e 30 qershorit tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtetin e tij. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e krimit dhe grabitjes, 85% e shqiptarëve dje refuzuan Edi Ramën dhe treguan se e duan ndryshimin. Farsa dështoi, PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori.Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori”. Pasditen e sotme, Basha zhvilloi një takim me aleatët ndërsa pritet që të zbulohet edhe vendimi i opozitës për aksionin në vijim kundër qeverisë.