Kreu i PD-së Basha: Nesër të bashkohemi dhe të ndalim palaçon e organizatës së Rilindjes

564
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë një takimi me demokratët e Kamzës, deklaroi se nesër orët e Edi Ramës fillojnë të numërohen mbrapsht.

Sipas tij shqiptarët të bashkuar kanë arritur të ndalin të keqes në 12 javë.

‘Nesër të bashkohemi dhe të ndalim palaçon e organizatës së Rilindjes. Tu bëjmë të qartë demokratëve dhe socialisteve se orët e padrejtësisë të numërohen mbrapsht, sepse mbrapsht po numërohen orët e Ramës kryeministër. 12 javë nuk janë një kohë e gjatë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti, por këto 12 javë kanë shndërruar fatin politik të vendit, fatin e familjeve shqiptare, kanë ndalur për herë të parë përparimin e së keqes , më ka ndezur dritën e shpresës’, deklaroi Basha.