Kreu i PD-së Basha: Beteja jonë bëhet për 15 vitet e ardhshme

541
Sigal

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një takim me mbështetësit në Kavajë ka deklarua se beteja e opozitës nuk bëhet për të marrë pushtetin por për një transformim të thellë i cili do i japë fund tranzicionit.

Basha theksoi gjithashtu se beteja për të cilën është futur opozita është një betejë që bëhet për 15 vitet e ardhshme.

E gjithë Shqipëria dhe Evropa e di se ne jemi sot maxhoranca e re morale e politike e Shqipërisë. Por ne jemi në këtë betejë për një transformim të thellë që do ti japë fund tranzicionit të zgjatur që do diktojë standardin evropian në demokraci përmes një reforme të thellë politike dhe kushtetuese, standardin që do ti trajtojë njësoj qytetarët para ligjit, jo ca si të nënës e ca sit ë njerkës.

Ne s’jemi në betejë për 4 apo 8 vitet e ardhshme, ne jemi në betejë për 10-15 vitet e ardhshme që fëmijët e Kavajës e të gjithë Shqipërisë kurrë më të mos përjetojnë dhunën, arbitraritetin, varfërinë dhe mjerimin. Kurrë më në këtë vend, asnjë qytetar të mos ketë frikë askënd përveç Zotit dhe qeveria të ketë frikë popullin e vet, të ketë frikë qytetarët”-deklaroi Basha.