Kreu i PD Fier thirrje Policisë: Nuk na ndalni dot, tërhiquni nga arrestimet e protestuesve!

506
Sigal

Kryetari i PD-së së Fierit Luan Baçi ka ngritur zërin në protestën para parlamentit për protestuesit fierakë që po dhunohen nga Policia dhe po shoqërohen çdo ditë në Policia.
Baçi theksoi se pavarësisht kësaj, askush nuk do të tërhiqet deri në largimin e Ramës nga pushteti.
“Ne nuk do t’ju falim, tha Baçi, këmba këmbës do t’ju qepemi deri në rrëzimin tuaj. Ne nuk kemi frikë, jemi në të drejtën tuaj.
Ju po përdorni dhunë, po u vini në shtëpi qytetarëve. Tërhiquni. Janë mbi 120 qytetarë të Fierit që po i ndaloni dhe procedoni çdo ditë, por ne nuk do të ndalemi, do të jemi çdo ditë këtu. Rama ik!”