Kreu i Partisë Demokratike ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama teksa i ka bërë thirrje këtij të fundit të pranojë debatin politik.
Ftesën për debat televiziv të bërë disa ditë më parë, Basha e ka ripërsëritur sërish përmes një statusi në ‘Facebook’, ndërsa nuk ka nguruar të etiketojë kryeministrin Edi Rama.
Basha shprehet se është kulturë demokratike të debatojnë para shqiptarëve.
Statusi i kreut të PD në Facebook:
Edi Rama – Eja në debat, është kulturë demokratike të debatojmë para shqipëtarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju
#PranoDebatin
#MosKiFrike