Kreu i PAA, Duka: Zgjedhjet do mbahen nëse arrihet konsensus PS-PD

441
Nëse arrihet shpejt një konsesus mes opozitës dhe mazhorances koha është e mjaftueshme që të bëhen zgjedhjet dhe me 18 qershor. Deklarata u bë nga Lezha nga Kryetari i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka, që theksoi se PAA nuk ka kohë për të humbur por ka nisur përgatitjet për zgjedhjet kur do që të jenë ato.

Sipas Dukes e rëndësishme është që opozita është e vendosur që pa qeveri teknike nuk do të shkoje në zgjedhje.

Agron Duka Kryetar i PAA-së: Unë mendoj që nëse arrihet shpejt konsensusi, edhe mund të arrihet që ne të bëjmë zgjedhje normale më 18 qershor. E rëndësishme është që opozita është e vendosur që pa qeveri teknike nuk shkon në zgjedhje normale, sepse zgjedhjet janë të paragjykuara për shkak të situatave që janë krijuar nga mazhoranca.

Kreu i PAA Agron Duka zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Lezhë ku prezatoi dhe kandidatët për deputet që do të garojnë në këtë qark për zgjedhjet parlamentare.
Sigal