Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim, duke thënë se drejtori i OSHEE-së në Fier, Armando Zhuka është person me precedent penal në Belgjikë. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital i cili shprehet se Armando Zhuka bashke më të vëllain e tij Sokol Zhukën janë të kërkuar në Belgjikë për shfrytëzim prostitucion dhe tashmë janë ushtarë të Ramës. Qytetari digjital shprehet se të dy vëllezërit, Armando Zhuka dhe Sokol Zhuka nuk kanë as arsim 8-vjeçar. POSTIMI I BERISHËS: Të kërkuar në Belgjikë, drejtorë në narkoshtetin e Ramës! Lexoni denoncimin e qytetarit digjital!. Sb “Përshëndetje DOKTOR, jam një qytetar nga Fieri banues në lagjen 11 Janari, do doja t’ju informoja si qëndron e vërteta në lidhje me incidentin e ndodhur dje në qytetin tonë, ku një shtetas u arrestua nga polimafia e Xhafës, sepse kërcënoi punonjësin e OSHEE.

Personi i arrestuar quhet Sokol Gjika edhe është shok i fëmijërisë e mik i ngushtë i drejtorit servil e ushtar i Ramës i dënuar në Belgjikë, megjithë të vëllanë Sokol Zhuka për shfrytëzim prostitucioni. Armando Zhuka, ky bandit e kriminel i biri Vasillaq Zhukës, ish punonjës i Sigurimit të Shtetit që nuk ka mbaruar as arsimin 8 vjeçar sot është drejtori i OSHEE dhe shoqëruesi nr 1 i Edvinit në çdo aktivitet që bëhet në qytetin tonë, i vëllai tij Sokol Zhuka është shefi doganës në Kakavijë, të dy si vëllezër janë kontingjent krimi të kërkuar nga shteti Belg për shfrytëzim prostitucioni edhe e theksoj që të dy janë pa arsimin fillor, pasi e kanë ndërprerë atë. Më habit fakti si mund të kenë marrë diplomën e shkollës së mesme dhe atë të arsimit të lartë për të qenë në këto pozicione institucionale të rëndësishme këta dy kulishë të Edvin drogës. E theksoj edhe një herë që jam banor i të njëjtës lagje me personat e sipërpërmendur, edhe i arrestuari Sokol Gjika ka shkuar atje, pasi ka komunikuar në tel me mikun e tij Armando Zhukën, që më pas i ka ngritur edhe kurthin. Këto janë gjëra të vërteta, që edhe ju vetë mund t’i vërtetoni fare kollaj i dashur DOKTOR. Ju uroj shëndet juve edhe familjes tuaj.”