Kreu i opozitës, Lulzim Basha/ Asnjë hap pas, beteja për jetë a vdekje

84

Ndonëse nuk pati një përgjigje zyrtare për ftesën e tretë për dialog të kryeministritRama, kryedemokrati Basha ka zgjedhur t’i përgjigjet nga sheshi i Burrelit, aty ku është pritur nga mijëra demokratë të gatshëm për t’ju bashkuar protestës së nesërme të opozitës.

Basha tha se opozita është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se beteja e tyre do të jetë për jetë a vdekje.

“Koha kur një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Një shoqëri e lirë, e përbërë nga njerëz të drejtë mund të humbë përkohësisht rrugën, por vjen një moment që një shoqëri ka nevojë të mund të frikën, të gjejë kurajon që na bën njerëz, bij prindërish, prindër fëmijësh, na bën njerëz që duam dinjitet e nuk pranojmë më të shkelemi me këmbë dhe kjo orë ka ardhur. Ka ardhur ora dhe ne nuk do bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara, drejt rrugës që na çon tek vlerat europine, perëndimore. Nesër dhe në ditët e ardhme vendoset fati për 10 vitet e ardhme dhe fundi i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do jetë konkluzioni final i kësaj beteje. I shtrijmë dorën aleatëve tanë, mirënjohje Gjermanisë mike dhe SHBA që publikisht dhe jo publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Për ne s’ka rrugë tjetër përveç asaj europiane, largimi i Edi Ramës nuk negociohet. Nuk do të vijë 30 qershori, shqiptarët janë ngritur, shqiptarët janë bashkuar, ne nuk do ta lejojmë”,- tha prerë Lulzim Basha.