Kreu i opozitës Basha: Plani i Ramës për destabilizim dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë

512
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha nga selia Blu se ka ardhur koha që pas 21 vitesh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeru që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë.

Ndërsa Basha tha më tej se sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.

‘Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo në parlament. Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo të menaxhojnë fushata elektorale. Ka ardhur koha që pas 21 vjetësh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeru që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë.

Së bashku me largimin e tij, do të mbyllet kapitulli i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe Shqipëria do t’u rikthehet vlerave europiane.

Këtë ua premtoj të gjithë shqiptarëve në emër të së ardhmes së fëmijvë tanë!

Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës.

Ju ftoj të jemi të vendosur dhe të bashkuar në këtë betejë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa, për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.”