Kreu i LSI hap letrat: Di ca të vërteta për Lulzim Bashën, që nuk e lartësojnë aspak

459
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili në kulmin e fushatës elektorale, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në NeWs 24 mbajti sërish një qëndrim për kryedemokratin Lulzim Basha, ku pranoi ato që kishte deklaruar më herët në fushatë. Ai tha se dinte disa të vërteta për Bashën, që nuk e lartësonin aspak.
“Janë të vërteta që i njoh unë dhe pikë nuk janë të vërteta që e lartësojnë, por që e ulin, bie nën nivelin e SHPK-ve që ai flet. Ai është kopje, mavi e zbehtë”,- tha Vasili.

Ndër të tjera, kreu i LSI-së tha se priste të dilnin forcë e parë. Ai nuk pranoi të komentonte një aleancë të mundshme PD-PS pas zgjedhjeve.

“Nuk kam punë as koment me këtë koalicion. Dua t’ju shpjegoj shqiptarëve që po thyhen nga varfëria se këtu duhet një hymn gëzimi, s’ka më vend për poemën e mjerimit. Ne ndaj jemi ngritur në këmbë.Unë kam bindjen e madhe që vendi ynë mund të bëhet”,- komentoi Vasili.

I pyetur nëse do të bashkohej me Bashën për të rrëzuar Ramën, Vasili tregoi se kë kishte armiqtë e tij më të mëdhenj. “Dua të rrëzoj papunësinë dhe vërfërinë. Këta janë dy armiqtë e mi kryesor”,- shtoi ai.
Sigal