Kreu i LSI: E vërteta e padisë në prokurori për Edi Ramën

513
Nëpërmjet një postimi në facebook, Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sqaruar arsyet se përse LSI paditi në prokurori Edi Ramën.

Vasili thotë se për këtë vendim, LSI e shtyn dy gjëra shumë të rëndësishme.

“Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike. Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi.

Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme”, ka shkruar Vasili në facebook.
Sigal