Kreu i LL, anëtarët kërkojnë dorëheqjen e Sulejman Gjanës

548
Anëtarët e Partisë Lëvizja e Legalitetit kërkojnë dorëheqjen e lidershipit të tyre për shkak të rezultateve të dobëta që erdhën nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Sipas drejtuesit të deges së Kavajës Bahter Këllcaku, kryetari i aktual Sulejman Gjana, për sa kohë banon në Belgjike e ka te pamundur te drejtoj partinë.
Bahter Këllcaku: ”Kërkoj dorëheqjen e kryetarit të partisë zotit Sulejman Gjana. Për herë të parë pas vitit 1996 nuk kemi asnjë njësi vendore të drejtuar nga PLL. Kemi një përfaqësim në këshillat vendore 12 herë më pak se në 2011. Kemi një rënie prej 24 mijë votash. Edhe pse e dinte shumë mirë moskorrektësinë e PD-së ndaj PLL nënshkroi sërish të dalë së bashku në zgjedhjet e qershorit. PLL nuk fitoi asgjë në koalicion”
Këllcaku thekson se kjo kjo parti po po rrezikon te kthehet ne shoqatë, për shkak të mungesës së drejtimit të duhur. Kërkesa për dorëheqjen e kryetarit të partisë Lëvizja e Legalitetit është bërë nga 31 kryetarë të degëve në rrethe.
Sigal