Kreu i Kushtetueses kaloi vettingun, hidhet shorti për çështjen e ankimimit të Komisionerit Publik

111

Pak kohë pas ankimimit të Komisionerit Publik lidhur me konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, duke kaluar vettingun, vjen veprimi i radhës nga Kolegji i Posaçëm i Apelimi.

Mësohet se KPA ka hedhur shortin për çështjen e Dedjas, ndërsa trupa gjykuese do të kryesohet nga Ardian Hajdari.

Kujtojmë se gjyqtari Dedja u rikonfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 13 qershor, vendim që u ankimua edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

NJOFTIMI I KPA 
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Sot, në datën 04.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Luan Daci

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz