Kreu i KQZ, Zguri: ‘Bindja…’ nuk ka lindur ende ligjërisht, si mund të marrë pjesë në zgjedhje?!

385
Sigal

Është zbardhur argumentimi i kryetarit të KQZ, Klement Zguri, për votën e tij kundër regjistrimit të partisë ‘Bindja Demokratike’, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatë mbledhjes së sotme, sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së Ylli Merkaj u pyet nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, nëse vendimi i gjykatës kishte hyrë apo jo në fuqi, por ky i fundit u shpreh se: ‘Është vendimi që thotë, që nuk ka marrë formë të prerë’.

Pas kësaj në argumentin e tij ligjor, Klement Zguri, tha se pavarësisht dëshirës që të garonin sa më shumë parti politike në këto zgjedhje, kjo nuk mund të bëhet duke shkelur hapur ligjin.

Sipas kreut të KQZ për sa kohë që nuk ka hyrë në fuqi vendimi i gjykatës për regjistrimin e ‘Bindjes Demokratike’, atëherë kjo partia nuk ka lindur dhe nuk mund të kryej veprime politike.

‘Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit.

Por kjo mbetet dëshirë. Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë, dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur dhe të kryer vendime politike.

Në zgjedhjet e 2015, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej. Zgjedhjet janë të qytetarëve, duhet të kenë alternativa të bollshme dhe zgjedhjet të jenë të ndershme dh demokratike, por mbi të gjitha duhet të jenë ligjore.

Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë, plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet’, argumentoi Klement Zguri, votën e tij kundër këtij vendimi antiligjor.’