Kreu i KQZ, Denar Biba në panikë

533
Biba i KQZ në panik nga hetimi, i ankohet “Rosakut” të “Rilindjes”: Prokuroria po kërkon të hapë dosjet e dekriminalizmit!
Hetimi nisi pasi disa deputetë e të zgjedhur lokalë, u shpallën “të pastër e të paprekshëm” prej “ligjit të dekriminalizmit, ndërkohë që në “CV” e tyre kanë dënime 
Brenda 48 orësh ndryshuan rolet lidhur me pozicionin dhe funksionin e KQZ, për të verifikuar vetë deklarimet e bëra nga deputetë, kryebashkiakë, këshilltarë bashkiake dhe drejtues të tjerë shtetërorë që janë subjekt vetë-deklarimi dhe verifikimi nga KQZ. Listës së të hetuarve për të verifikuar veprimtarinë në lidhje me shkelje të ligjit i është shtuar edhe vetë kreu i KQZ, Denar Biba. vetëm 24 orë më parë, ai është futur në proces hetimi prej prokurorisë, me dyshimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrë dhe fshehje të krimit të personave në hetim, mbasi ka certifikuar disa deputetë, drejtues e të zgjedhur lokalë, si “të pastër dhe të paprekshëm” prej “ligjit të dekriminalizmit, ndërkohë që në “CV” e tyre kanë të skeduara dënime penale e administrative, të cilat nuk janë vetë-deklaruar, ose edhe janë vetë-deklaruar. Këto dënime, kreu i KQZ, me një vendim institucional, i ka vlerësuar e cilësuar si dënime, që nuk u rrezikon atyre mandatin si deputetë, si kryetarë bashkie e këshilltarë, apo krye-këshilltarë lokalë! Kaq ka mjaftuar, që prokuroria të nisë hetimet për këtë skandal me pasojë të rëndë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, duke shkuar në zyrat e KQZ, për të hapur dosjet e kandidatëve që Biba i KQZ i ka nxjerrë nga listat e “Veting”-ut, duke i mbajtur brenda në parlament ose në krye të bashkive. Ndërsa, prokuroria ka nisur hetimin urgjent, po me kaq urgjencë, i futur në panikun e ndëshkimit prej abuzimit të tij anti-kushtetues, Biba I KQZ, i ka kërkuar shpëtim “rosakut” të “rilindjes”, kryeministrit Edi Rama, nëpërmjet një letre, të adresuar edhe tek krerët e lartë të shtetit dhe disa diplomatëve të huaj në Tiranë, duke i informuar se “prokuroria po i hap letrat dhe po e shqetëson në kryerjen e detyrës fisnike të dekriminalizimit”. Në letrën e tij, Biba i KQZ, mes të tjerash shkruan: “… gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e legjislacionin në fuqi”. Nuk e dimë nëse është “kryerje detyre sipas ligjit”, vendimi që deklaroi “të pastër”, shtetarë të dënuar brenda e jashtë Shqipërisë, por dimë faktin që letra e tij publike është tregues frikës për t’u ballafaquar me ligjin, me synimin për t’i shpëtuar ligjit në emër të gjoja “sulmeve politike”! Sa për kujtesë, Biba i KQZ-së, ia ka dërguar letrën presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt si dhe kreut të zyrës së KiE-s në Tiranë, Claus Neukirch.
Ja letra e dërguar
“Duke vlerësuar gatishmërinë dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ju personalisht dhe institucionet që ju drejtoni i keni dhënë KQZ-së në punën e saj, në funksion të përmirësimit të standardeve zgjedhore të kërkuara, nisur nga disa pretendime të ngritura së fundmi nga Prokuroria e Përgjithshme, po Ju dërgojmë bashkëlidhur informacionin e detajuar rreth procesit të verifikimit nga KQZ, të formularëve të vetë-deklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju siguron, se e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të “dekriminalizimit është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e legjislacionit në fuqi.
Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin”.
Me respekt
Denar Biba,
Kryetar i KQZ
Sigal