Kreu i ‘Forza Italia’ përshëndet marrëveshjen: Basha i vetmi lider që do të çojë Shqipërinë drejt BE

490
Marrëveshja e arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është përgëzuar edhe nga politikanët në Maqedoni.

Kështu, kryetari i grupit ‘Forza Italia’ në senatin italian, Paolo Romani deklaroi në Senat se falë arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme mes shumicës dhe opozitës më në fund mund të fillojë fushata për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

“Do të jetë një garë me siguri që do të zhvillohet e ashpër, por do të ketë të gjitha garancitë ligjore të nevojshme, dhe respektimin e parimeve demokratike. Këto garanci të marra me forcë dhe bindje në javët e gjata të protestës nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Lulzim Basha.

Unë jam i sigurt, si unë edhe Forza Italia, do të ketë mbështetjen tonë, se Kryetari Basha do të bindë votuesit e vendit se është i vetmi i aftë të tregojë dhe të shoqërojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit, forcimin e parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës për qëllimin e integrimit europian, të atyre parimeve që na bashkojnë në familjen e madhe PPE”, tha Romani në Senatin Italian.
Sigal