Kreu i AP, Turner: NATO duhet të denoncojë kërcënimet bërthamore të Rusisë

457
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Michael Turner u shpreh gjatë mbledhjes së komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë theksoi shqetësimin e rritjes së rrezikut rus në lindje të Europës. Ai tha se NATO duhet të denoncojë kërcënimet bërthamore të Rusisë. “SHBA kanë propozuar një kërkesë për katër fishimin e fondeve për praninë e NATO-s në Europë. Kongresi ka ndërmarrë edhe masa për këtë gjë. Edhe pse SHBA po bnën më shumë, edhe partnerët tanë Europianë duhet të bëjnë më shumë.

 Ne duhet t’i japim siguri partnerëve tanë, sepse nuk duhet të harrojmë që ekonomia e Rusisë është më e vogël se ajo e Italisë, por kemi të bëjmë me stabilitetin e Europës”, u shpreh Turner, duke theksuar se Rusia e sheh NATO-n si rivale. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë një punë të lavdërueshme për zgjerimin në NATO. “Anëtarësimi i vendeve si Serbia e Kosova do të jetë faktor stabiliteti për rajonin e Ballkanit”, tha Turner. Duke u ndalur te sfidat e sigurisë globale, Turner theksoi se ISIS është kërcënim për mbarë botën. Sipas tij, ISIS mbetet kërcënim edhe për Libinë dhe kjo çështje do të jetë në fokus të NATO-s. Kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Pandeli Majko, u shpreh se Shqipëria nuk do të kushtëzojë anëtarësimin e vendeve të rajonit, ku jeton pakica shqiptare. Nga ne nuk do të dëgjoni deklarata gjeneralësh. “Mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s”, tha Majko.
Sigal