Kreshnik Spahiu: Pas 23 Qershorit qeveria do të ketë ngjyrat e flamurit!

514
Sigal

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi dje më 1 Maj protestën në Tiranë. Protestuesit janë ndalur në sheshin para Kryeministrisë me thirrje e parulla kundër Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, ndërsa kreu i qeverisë ndodhej në Korçë për takime dhe përurime. Spahiu ka lëshuar akuza të ashpra kundër Berishës e qeverisë së tij, por edhe opozitës dhe kreut të PS-së, Edi Ramës. “Nuk kërkojmë të heqim një të ndjerë Berisha, e të sjellim një tjetër, të sjellim kufoma. Kufomat e kanë vendin tek kufomat. Koha për pastrim, do jetë slogani ynë. Ne duam Parlament ku të dominojnë të gjitha ngjyrat, por të mbizotërojnë ngjyrat kuq e zi. Duam Shqipërinë pa të ndjerin Berisha e Rama. Jemi këtu të marrim bekimin e shqiptarëve. Shqiponja është shpend jetëgjatë, ndryshe nga këta dy zvarranikë dhe zvarranikët që i shoqërojnë njëherë duke u zvarritur, njëherë nga e majta dhe njëherë nga e djathta”,-tha ai.