Kremtohet 73-vjetori i Konferencës së Pezës/ Veliaj: Mesazhi aktual dhe sot

401
16 shtatori ka mbledhur në Pezë të rinj, deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor për të përkujtuar 73-vjetorin e Konferencës së Pezës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Në kremtimin e kësaj dite para shtëpisë muze, ku 73 vjet më parë zhvilloi punimet Konferenca, kishin ardhur qindra veteranë të Luftës Antifashiste, banorë të zonës, si dhe mjaft qytetarë nga Tirana.
“Dua të theksoj se Konferenca e Pezës arriti të rendiste Shqipërinë krahas vendeve të tjera që luftonin për lirinë dhe mesazhi i saj është po aq kuptimplotë edhe sot; lipset bashkim dhe bashkëpunim i të gjitha forcave politike që drejtojnë vendit drejt një qëllimi të përbashkët, zhvillimin dhe forcimin e shtetit shqiptar dhe radhitjen e tij në vende te zhvilluara të familjes së madhe europiane”, tha Veliaj.
Sigal