Kredia dhe shtëpia e falur e Sandër Lleshaj

618
Sigal

Ministri i Edi Ramës, Sandër Lleshaj, ka pasaktësi të mëdha në deklarimet e pasurisë, të cilat “çuditërisht”, e kanë favorizuar atë me miliona lekë e mijëra euro në llogaritë e tij personale.

Më poshtë keni historikun e pasurisë së Ministrit të Brendshëm Lleshaj.

Në vitin 2008 Sandër Lleshi merr Kredi të Butë për Blerje Shtëpie, si punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Banka, në kundërshtim me çdo rregull ja jep shumën zotërisë Cash në dorë 4.8 milion Lekë të reja.

Sandër Lleshi deri në vitin 2015 i deklaron këto para si gjendje Cash në shtëpi.

Në vitin 2016, zotëria deklaron një kontratë për blerje apartamenti me kompaninë Alba Ndërtim. Dhe i ka paguar kompanisë në vitin 2008 2.3 milion Lekë të reja, shumë që kompania në 2016 ja kthen në bankë.

Ndërkohë, deklaron sërish se kompania përveç se i ktheu lekët, ka paguar rreth 2.9 milion Lekë të reja, këstet e kredisë që nga viti 2006, deri në dhjetor të vitit 2016.

Ndërkohë, ka pasaktësi në deklarata, sepse në vitin 2010 shpenzon 60% të Cash-it në Euro, në vitin 2013 deklaron që s’ka fare Cash në Euro(në deklaratën kur fillojë punë si Këshilltar i Kryeministrit) dhe për deklaratën vjetore më pas, i mbijnë 6000 Euro Cash, çuditërisht.

Dhe me këto 6000 Euro dhe 300 mijë lekë të reja që preken nga kredia e shtëpisë, na mbyll kredinë e makinës.

Deklaron që ka marrë të ardhura 9750 Euro nga bursa e vajzës me studime në Gjermani për vitin 2013 dhe 2014, por ndërkohë nuk deklaron asnjë shpenzim për vajzën.

Pyetjet:

1- Si Banka Raifeissen i ka kaluar subjektit 4.8 milion leke te reja ne llogari personale?

2- Sipas procedurës për kreditë e buta Banka është e detyruar të kalojë shumën drejtpërdrejtë te shitësi. Cila është kontrata që ka administruar Banka?

3- Në deklaratën e vitit 2010 subjekti deklaron se ka pakësuar gjendjen Cash në Euro në vlerën 3500 euro sepse ka bërë një pagesë fillestare për makinën Honda. Gjendja e mbetur, 2500 Euro. Për vitin 2011, 2012, gjendja Cash në Euro sipas deklaratës së subjektit nuk ndryshon. Gjendja në Euro sipas deklarimit të subjektit nuk ndryshon. Në deklaratën fillesare të vitit 2013, në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit nuk deklaron gjendje Cash në Euro por vetëm në Lek. Në deklaratën vjetore të vitit 2013 deklaron 6000 Euro Cash, kur të ardhurat totale për atë vit janë 585,000 Lekë dhe 2,250 Euro bursa e vajzës. Gjithashtu deklaron shpenzimet dhe për dy kreditë.

Si u akumulua kursimi prej 6000 Eurosh?

Sa janë shpenzimet vjetore të vajzës në Gjermani?

4- Në vitin 2014 deklaron se ka pakësuar kursimet Cash me 5500 euro dhe 300,000 Lekë të reja nga shuma e kredisë për shtëpi pasi ka mbyllur kredinë e makinës.

Si është mundur të preket kredia për shtëpi për qëllime të tjera?

Cili është burimi i Eurove?

5- Në vitin 2016 deklaron një kontratë me kompaninë Alba Ndërtim. Deklaron se kjo kompani i ka kthyer shumën 2,3 milion Lekë të reja.

Si është e mundur që subjekti nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka deklaruar që gjendja Cash disponohej prej tij dhe në 2016 deklaron se kompanisë i ka paguar 2.3 milion Lekë të reja? Cili është burimi i kësaj pagese? është falsifikimi i deklaratave? Apo duhet të sqarojë burimin e këtyre parave?

6- Po në atë vit, subjekti deklaron se këstet e kredisë nga 13.06.2008 deri në 30.12.2016 janë paguar nga kompania. Shuma totale sipas përllogaritjeve për 102 muaj shkon në 2,854,572 Lekë të reja.

A është kjo e përcaktuar në kontratë?

Si është e mundur që kompania i detyrohet subjektit 2,3 milion Lekë dhe i paguan si penalitet 2,8 milion?

Përse subjekti si ka deklaruar këto para si të ardhura që prej vitit 2008?

Sipas QKB, kompania Alba Ndërtim:

1- Nipi Sekondar i Tiranës figuron i çregjistruar. Nga ekstrakti historik dhe nga dokumentet e Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë që gjenden onlinë në faqen e QKB-së, subjekti në fjalë në sistemin informatik tatimor figuron i çregjistruar që në 30.05.2005. Si është bërë kontrata? Cila është leja e ndërtimit që ka kompania? Dhe si është e mundur që janë kryer transaksione me një subjekt të çregjistruar, pasi procedura e likujdimit është mbyllur që në 2013 dhe shteti për këtë kompani ka përcaktuar dhe një likuidator.