‘Krahasimi me kalçeton’, Basha nga Shkodra: Do ketë zgjedhje të parakohshme

116

Në kuadër të turit me të rinjtë, lideri i opozitës Lulzim Basha ishte pasdite në Shkodër.

Në ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’ reagoi edhe një i ri, i cili i tha kreut të PD se kanë ngelur kaq pak të rinj në vend, sa nuk bëhet dot as për të luajtur futboll në kalçeto.

Pas takimit, Lulzim Basha bëri një krahasim me kalçeton, duke thënë se janë më pak se një ekip kalçetoje që po mban peng vendin.

“Kryetar bashkish nuk ka në asnjë qytet të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme sepse shqiptaret nuk e meritojnë të largohen.

Partia Socialiste vazhdon qe t’i shërbejë vetëm një grupi njerëzish. Edhe socialistët janë të mërzitur, të keqqeverisur. Ai po i turpëron çdo dite me kandidatë të kriminalizuar,” tha Basha.