KQZ zhvillon sot mbledhjen me këtë rend dite

191
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 25.04.2018, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimeve:
1. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Fushë-Arrëz në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalenderik 2017