KQZ zhvilloi sot mbledhjen me këtë rend dite

501
????????????????????????????????????
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:  

  • “Për miratimin e Planit Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi miratimin e planit orientues, i cili parashikon të gjitha aktet të cilat duhet të nxjerr KQZ, në funkison të realizimit të zgjedhjeve, si dhe afatet, referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor, për miratimin e tyre.

  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakëNjoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak si më poshtë:

  • Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, zj. Marsela Hysa
  • Qarku Dibër, Bashkia Klos, zj. Marime Ademi
  • Qarku Kukës, Bashkua Tropojë, z. Gjovalin (Xhovalin) Bibaj