KQZ zgjidhet anëtar i Bordit Ekzekutiv të A-WEB

5
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat të mëkurën ne mbremje se në Konferencën Botërore të Shoqatës së Trupave Zgjedhore Boterore (A-WEB), që po zhvillon këto ditë punimet në Republikën Domenikane, Asambleja e 2-të e Përgjithshme votoi dhe zgjodhi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetarja, Lefterije Luzi, si anëtar të Bordit Ekzekutiv te A-WEB.
Po ashtu, Komisioni Qëndrorë i Zgjedhje thekson se “Në Asamble është vendosur që të ketë 10 përfaqësues në total, ku 3 përfaqësues janë për Afrikën, 2 për Amerikën, 2 për Azinë, 2 përfaqësues për Europën dhe 1 për Oqeaninë. Europa do të zgjidhte vetëm një përfaqësues të ri përkrah atij ekzistues dhe zgjodhi Znj. Lefterije Luzi, e cila do të ndërmarrë një rol tepër të rëndësishëm lidershipi në kuadër të Shoqatës së Trupave Zgjedhore Boterore A-WEB”.
A-WEB është organizata ndërkombëtare me prestigjin më të lartë në botë në fushën e zgjedhjeve. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e KQZ shqiptare në Bordin Ekzekutiv të shoqatës, është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar aktivitete me interes të lartë për Shqipërinë në fushën e zgjedhjeve.