KQZ vijon akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit

459
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë dhe sot procesin e akreditimit të vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet vendore të 21 qershorit. 
Kështu, në rendin e ditës së mbledhjes së sotme, KQZ pritet të miratojë kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për akreditimin e 119 vëzhguesve afatgjatë, si dhe kërkesën e Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme për Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ)) për akreditimin e 104 vëzhguesve afatgjatë. 
Po ashtu, KQZ do të vijojë akreditimin dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Lituanisë ka paraqitur kërkesën për akreditimin e një vëzhguesi afatshkurtër për vëzhgimin e procesit të 21 qershorit. Edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë ka paraqitur në KQZ dokumentacionin për akreditimin e një vëzhguesi afatgjatë dhe të një përkthyesi.
Sigal