KQZ vendos hedhjen e shortit për renditjen e partive në fletën e votimit

476
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për hedhjen e shortit për renditjen zgjedhore në fletën e votimit, për anëtarë në këshillat bashkiake, te zgjedhjeve vendore të datës 21 qershor 2015

Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të shtunën
renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjen e 21 qershorit.
Kështu KQZ vendosi renditjen për
61 partitë që garojnë në këto zgjedhje, ku:


PS mban numrin 26,
PD mban numrin 18,
LSI mban numrin 36,
PR mban numrin 12,
PDIU mban numrin 46,
LZHK mban numrin 17.
PSD mban numrin 3.
PKD e Mark Frrokut mban numrin 1.
PBDNJ mban numrin 6.
 
Por Ky vendim pritet të ankimohet e ndoshta të
hidhet sërisht shorti për shkak se PS dhe partia social-punëtore të cilat kanë
sigla të përafërta mbajnë numrin 26 dhe 27 e mund të ngatërrohet nga votuesit.

Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit garojnë 61
parti të ndara në 2 koalicione, ai I majtë që është Aleanca për Shqipërinë
Europiane që ka 37 parti politike në përbërje, koalicioni I djathtë Aleanca
Popullore për Punë dhe Dinjitet që ka në përbërje 15 parti politike , ndërsa 9
parti të tjera shkojnë të vetme në zgjedhje. Listën e partive politike në këto
zgjedhje sipas shortit e kryeson Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut,
ndërsa ndiqet nga Partia e Minoritetit grek për të ardhmen dhe numrin 3 në
fletën e votimit e mban Partia Social Demokrate, PBDNJ e Vangjel Dules mban
numrin 6 në fletën e votimit