KQZ vendos dhënien e mandatit për tre këshilltarë bashkiakë

496
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në mbledhjen e ditës së sotme dhënien e mandatit për tre këshilltarë bashkiakë.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të kanidatëve të listave shumëemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak për, Sadri Shatri, Qarku Kukës, Bashkia Has, Klevis Dodaj, Qarku Lezhë, Bashkia Mirditë, Aida Llozana, Qarku Elbasan, Bashkia Elbasan.
KQZ gjithashtu shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Agim Mehmet Shkjau, anëtar i këshillit të bashkisë së Vaut të Dejës. KQZ konstatoi se Agim Shkjau nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit dhe vendosi vazhdimin e mandatit.
Sigal