KQZ: Urgjent emërimi i komisionerëve, s’ka më kohë për trajnim

436
Mosdorëzimi brenda afateve i propozimeve për Komisionerë të Qendrave të Votimit nga të gjitha subjektet politike, ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’u drejtohet publikisht sërish partive politike, për të përmbushur këtë detyrim, afati i të cilit ka skaduar që në datë 5 qershor.
“10 ditë para zgjedhjeve, ende nuk janë emëruar komisionerët për QV-të. Urgjent emërimi i komisionerëve, nuk ka më kohë për trajnimin e tyre “, thuhet në deklaratë.
Më herët, me anë të një letre, KQZ u është drejtuar Kryeministrisë, të gjithë ministrive, kryetarëve të bashkive dhe Prefektëve, pasi është vërejtur se po u krijohen pengesa Komisionerëve Zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune.
KQZ ka kërkuar që në zbatim të ligjit, të mos krijohen pengesa të cilat, sipas saj, çojnë deri në rrezikimin e mbarëvajtjes se zgjedhjeve më 25 qersho
Sigal