KQZ urdhëron Partinë Demokratike: Plotësoni listën e kandidatëve, sot afati i fundit

484
Mbledhja e radhës e KQZ, zhvilluar gjatë ditës së djeshme nuk ka kaluar pa debate. Në qendër të tyre ishte lista e kandidatëve të PD-së, e cila kishte mangësi
Ndonëse kishte afat deri në orën 24:00 të datës 26 maj, Partia Demokratike nuk arriti të dorëzonte të plotë listën me emrat e 140 kandidatëve për deputet në zgjedhjet Parlamentare të 25 qershorit. Kjo ka qenë edhe një nga temat e debatit të nxehtë, zhvilluar gjatë ditës së djeshme mes anëtarëve të KQZ dhe kryetarit të sapoemëruar, Klement Zguri. Diskutimet zgjatën shumë në kohë, por në fund, kryetari vendosi t’i lërë kohë deri sot në mesditë, Partisë Demokratike për të dorëzuar listën e plotë. Për secilin qark të vendit, PD kishte dorëzuar listën vetëm me emrat e kandidatëve që pretendohet se do të dalin fitues. Por kjo listë sipas KQZ nuk është e plotë. Çdo subjekt politik i regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, duhet të dorëzojë listën me 140 kandidatë. Një tjetër kërkesë e ligjit është edhe pastërtia e figurës së tyre, në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Konkretisht, nga 140 deputetë që duhet të jenë në total, në listat e partive, PD-ja kishte vendosur vetëm 95 kandidatë për deputetë. Por lista nuk ishte i vetmi debat që shoqëroi mbledhjen. Ato ishin dërguar në KQZ pa u shoqëruar me formularin e dekriminalizimit dhe deklaratën e pranimit. Pra Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi PD-së, që bashkë me emrat që mungonin në listë të dorëzohej edhe dokumentacioni shoqërues, për 12 qarqet. Propozimi ishte i përfaqësuesit, i cili u miratua me 4 vota të anëtarëve të KQZ. Mbledhja e KQZ u shoqërua me mjaft debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë. Juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi miratimin e listës me 95 emra, aq sa edhe ka dorëzuar PD, por ky qëndrim hasi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Sipas Zgurit, PD-ja mund t’i bëjë ndryshime listës deri në momentin kur ajo të miratohet nga KQZ. PD ka dorëzuar një listë kandidatësh me vetëm 95 emra nga 140 të mundshëm. Afati i vendosur nga KQZ, detyron PD-në të plotësojë listat me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit. Nga ana e tij ish-kryetari i KQZ, Denar Biba gjatë mbledhjes deklaroi, se nuk ka kohë për verifikimin, nëse kandidatët janë me precedent penal, ndërsa anëtarët shprehen kundër plotësimit të pjesës së dytë të listës. “Ne nuk kemi më kohë për përgatitjen e procesit zgjedhor. Dihet që për fat të mirë apo të keq, fletët e votimit nuk prodhohen në Republikën e Shqipëris,ë por jashtë saj prej vitesh tashmë. Kërkohet një kohë e caktuar për prodhimin e fletës”, -tha Denar Biba. Ndërkohë kryetari i sapoemëruar Klement Zguri i kujtoi Bibës së deklaratat e tij ishin të bukura, por ai nuk kishte pse t’i bënte. Juristi i PD, Njazi Kosovrasti deklaroi, se nëse pranojmë 26-ën ose nëse pranojmë të gjithë rregullat sesi administrohet dokumentacioni në Komisionin Qendror të Zgjedhje, kjo nuk do të thotë që 26-ta kur partia bën gjithçka të përsosur. Ndërsa juristi i PS-së Ervin Salianji ishte në të njëjtën linjë me ish-kryetarin Denar Biba. “KQZ-ja duhet të kishte listën që ka sjellë PD-ja dhe ne të kishim konstatuar këtu në mbledhje mungesat, që do të thotë; mungesa në lidhje me vendet bosh, që s’i ka plotësuar në lidhje me dokumentacionin”, -pohoi Salianji. Ndërkohë KQZ miraton fletën e votimit për zgjedhjet për qeverisjen Vendore në Kavajë. I pari në këtë listë është kandidati i PS –së. Kandidatët, të cilët garojnë për këtë Bashki janë: Dorjan Murati, Maksim Kona dhe Isa Sakja. 
Sigal