KQZ shqyrton sot çregjistrimin e kandidatit të PD-së në Këlcyrë

494
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e parashikuar për sot, pritet të shqyrtojë kërkesën e Koalicionit Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, për çregjistrimin e Gentian Muhametit, kandidat për kryetar të bashkisë Këlcyrë.
Pak ditë më parë Partia Demokratike vendosi të tërheqë nga gara elektorale e 21 qershorit kandidatin e saj për Këlcyrën, Gentian Muhameti, për shkak të dyshimeve për të kaluarën e tij. Ky akt u përshëndet dhe nga Ambasada Amerikane si lëvizje për pastrimin e politikës në Shqipëri.
Gjatë ditës së djeshme ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu gjatë një takimi me trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nxitur institucionin qendror zgjedhor që t’i përgjigjet sfidës së dekriminalizimit të politikës shqiptare dhe të të zgjedhurve të saj. 
Sigal