KQZ shqyrton kërkesave ankimore të subjekteve zgjedhore

391
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nisi sot shqyrtimin e kërkesave ankimore të subjekteve zgjedhore, që kundërshtojnë tabelat e rezultateve për bashkinë ose këshilltarët bashkiakë.
Rendi i ditës i mbledhjes së sotme të KQZ-së parashikon shqyrtimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat, e cila kundërshton vendimin “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për këshillin e bashkisë Klos”.
Gjithashtu, ndaj këtij vendimi, në KQZ është ankimuar dhe Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila po ashtu kundërshton tabelën përmbledhëse për këshillin e bashkisë Klos.
Sigal