KQZ shpall me vota unanime kryebashkiakët Sejdini, Leli dhe Filo

488
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë Vlorë, Elbasan dhe Korçë.
Me votat e të shtatë anëtarëve KQZ miratoi tabelën e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Vlorë, duke shpallur fitues për këtë post Dritan Halil Lelin, i propozuar nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Me miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Elbasan, KQZ shpalli fitues Qazim Ali Sejdinin, i propozuar nga koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Ndërsa me miratimin e tabelës së rezultateve për kryetar të bashkisë Korçë, KQZ shpall fitues për këtë post Sotiraq Filon, gjithashtu kandidat i koalicionit të majtë, ASHE.
Sigal