KQZ rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në një qendër votimi në Shkodër

425
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi sot kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në komunën Pult të Shkodrës.
PD-ja iu drejtua KQZ-së me kërkesën për pavlefshmëri të procesit në këtë qendër votimi, pasi ditën e zgjedhjeve procesi i votimit është vonuar më shumë se pesë orë, ndërsa dy komisionerë janë shkarkuar në shkelje të ligjit po nga komisioni përkatës i qendrës së votimit.
Përfaqësuesi i PS-së në KQZ tha se nuk është shkelur Kodi Zgjedhor për zgjedhjet në këtë QV, pasi votimi nuk është bllokuar më shumë se pesë orë.
Administrimi i zgjedhjeve nga komisionerët në këtë QV u konsiderua i paprecedentë nga PD-ja, pasi rezulton se përveç shkeljeve të tjera janë gjetur më shumë fletë votimi sesa votues në këtë zonë.
Sigal