KQZ rrëzon kërkesën e LSI për Bashkinë Vorë

444
TIRANE – Komisioni Qendror Zgjedhor ka rrëzuar me 4 vota kërkesën ankimore të LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Vorë.
Vendimi i KQZ-së pasi mori në shqyrtim provat që Lëvizja Socialiste për Integrim solli për ankimimin për zgjedhjet në Bashkinë e Vorës, ku kërkohej pavlefshmëri e procesit zgjedhor në të paktën 18 qendra votimi.
Ashtu siç pritej kjo çështje është debatuar gjatë në KQZ, ndërsa LSI pretendon se në Vorë zgjedhjet nuk ishin të ndershme. Përfaqësuesi ligjor i LSI në KQZ Ylli Manjani tha se zgjedhjet në Vorë ishin të pandershme dhe kryetari Fiqiri Ismaili u zgjodh me vota të jabanxhinjve të regjistruar në mënyrë fiktive në këtë njësi vendore. Për këtë arsye tha ai është momenti t’i jepet fund një maskarade të tillë që cënon zgjedhjet dhe deformon rezultatin zgjedhor. 
KZAZ e Vorës shpalli fitues kandidatin e së djathtës me 258 vota më shumë se kandidati i majtë, por duke iu referuar pretendimit të LSI, në këtë njësi vendore janë regjistruar gjatë muajve të fundit në mënyrë fiktive më shumë se 700 qytetarë e që sipas kësaj force politike kanë marrë pjesë në votim të paktën 400 votues të cilët kanë lidhje familjare ose pune me kryetarin e bashkisë Fiqiri Ismaili.
Kërkesa e LSI është konsideruar e pabazuar në ligj nga ana e përfaqësuesve të PD në KQZ. Në këto kushte Njazi Kosovrasti i kërkoi KQZ të veprojë në të njëjtin standarde siç veproi me Durrësin. Në të njëjtën linjë përfaqësuesi i Partisë Republikane Arian Madhi tha se KQZ nuk ka kompetencë për të verifikuar vendbanimet dhe nuk mund të marrë vendim sa kohë kjo çështje është në hetim. Por përfaqësuesi i PS Genci Gjonçaj kërkoi pikërisht PD të mbajë të njëjtin standard siç kërkoi për Durrësin. 
Luzi: KQZ nuk mund të hetojë manipulimin e listave
Të punohet dhe të shikohen ndryshimet në Kod. Në këtë material nuk gjej shkaqe të rënda që cenojnë procesin zgjedhor. Nuk mundemi ët bëjmë pavlefshmëri zgjedhjesh kudo, duhet argumentim, kërkesa duhet të jetë e bazuar në ligj. Do votoj për rrëzimin e kërkesës ankimore të LSI.
Biba: Besoj se ngjarja ka ndodhur, por s’kemi instrumentat e duhura për ta quajtur si të pavlefshme
“Biba kush na jep bindjen që 420 të atyre që u shtuan ditët e fundit në Bashkinë e Vorës të kenë votuar të gjithë për kandidatin fitues. Që të arrijmë në nxjerrjen si të pavlefshme të zgjedhjeve duhet të kishim vendosur të mos i regjistronin në listën e zgjedhësve ata. Sot nuk mund ta them që ka pasur pavlefshmëri. Ajo që duhet bërë është që të dalin para drejtësisë përgjegjësit dhe të marrin ndëshkimin e duhur. Nuk kemi instrumentet e duhura. Personalisht besoj se ngjarja ka ndodhur, por nuk kemi instrumentet e duhur për t’i quajtur si të pavlefshme.”-tha nënkryetari i KQZ, Denar Biba.
Debati në KQZ 
Ylli Manjani: Zgjedhjet në Bashkinë e Vorës ishin të lira, por nuk ishin të ndershme. Kryetarin e Bashkisë së Vorës e zgjodhën disa jabanxhinj elektoral.
Denar Biba: Si e vërtetoni ju që këta zgjedhës kanë votuar për kandidatin e PD dhe jo për Kim Kardashian apo nuk e kanë hedhur të bardhë?
Ylli Manjani: Ne kemi rritje në Vorë, por jo nga kjo kategori, këta janë të Fiqos. –
Sigal