KQZ rrëzon ankimimin e Partisë Demokratike për Kurbinin

566
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me shumicë votash ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore për Bashkinë Lac.
Pas më shumë se 5 orë diskutumesh dhe debati, KQZ u shpreh se pretendimet e Partisë Demokratike nuk qëndrojnë për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet.
Kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi theksoi se duke u bazuar edhe në standardet e deritanishme, duke qenë që PD i është drejtuar edhe Prokurorisë në lidhje me pretendimet e saj për zgjedhjet në KZAZ 15 (Bashkia Lac), mendoj se ne duhet të lëmë Prokurorinë të bëjë punën e saj në lidhje me denoncimin e PD, por unë si Kryetare e KQZ mendoj se procesi nuk mund të shpallet i pavlefshëm me argumentet që paraqiti subjekti i interesuar.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se paligjshmëria për këtë bashki nisi që nga momenti kur KQZ shkarkoi 8 anëtar të KZAZ-së 15 në Kurbin e duke vijuar më pas edhe me procesin e numërmit ku ioshin vetëm komisionerët e ASHE-së sipas tij.
“Paligjshmëria ka nisur në që nga momenti i shkarkimit të 4 komisionerëve, të cilët kanë qenë në detyrë. Ka pas sjellë pengimin e veprimtarive normale. Brenda dy orëve, 8 nga anëtarët e APPD-­së për Kurbinin, u shkarkuan nga ana juaj. Edhe procesi i numërimit vijoi vetëm me komisionerët e njërës forcë poltike”, tha Kaso.
Më tej ai përmendi edhe një sërë parregullsish të tjera që kanë ndodhur sipas tij gjatë procesit në Kurbin.
Duke paraqitur pretendimet e subjektit ankues, Kaso tha se vendimmarrja e Komisionit Zgjedhor e datës 20 qershor për nxjerrjen jashtë loje të komisionerëve të opozitës në KZAZ nr. 15 ndikoi tek procesi zgjedhor duke i hapur rrugën një procesi të pabalancuar, jotransparent dhe joligjor.
“Me vendimin e saj të datës 20 qershor KQZ i hapi rrugën një procesi joligjor, i cili nuk mund të sillte një rezultat të besueshëm e të rregullt. Anëtarët e opozitës të shkarkuar nga ju prishën balancat në KZAZ-në nr.15 duke çuar në deformimin e rëndë të procesit. Manipulimi i tij filloi nga tavolina e KQZ-së””, iu drejtua juristi Kaso anëtarëve të KQZ-së.
Në vijim ai shtoi se pas shkarkimit të anëtarëve të KZAZ, të emëruarit morën vendim të shkarkojnë të gjithë komisionerët e opozitës në komisionet zgjedhore dhe grupet e numërimit, ccka bëri që procesi të monitorohej dhe votat të numëroheshin nga përfaqësuesit e koalicionit ASHE.
Sigal